Jo fjalë, por vepra! Mos harroni: gjaku i derdhur për liri zë frymën e secilit që shkel dhe keqpërdor këto vlera të shenjta!
Shkruan: Astrit Gashi
Sot, në Ditën e Veteranit të UÇK-së, ditën e djemve dhe vashave më të mirë të kombit, që janë gurthemeli i shtetit të lirë të Kosovës, u bëj thirrje të gjithëve: të mbrojmë vlerat më sublime të kombit!
Këto vlera, sot, po shkelen nga proceset e montuara politike, ku UÇK-ja po gjykohet padrejtësisht në Hagë! Po shelet secili veteran i vertete dhe secila vlere kombtare!
Pengmarrja e drejtuesve të UÇK-së nuk është vetëm një padrejtësi ndaj tyre, por edhe një padrejtësi e rëndë ndaj Kosovës dhe historisë së saj të lavdishme. Në këtë ditë, secili veteran i vërtetë dhe çdo qytetar që respekton sakrificën për liri duhet të ishte në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, duke ngritur zërin në marshin për të kërkuar nga parlameti amendimin Gjykatës Speciale, që ka shndërruar misionin e saj në padrejtësi.
Zgjohuni!.. Jo fushatë por vepra!