JO I DREJTË ANULIMI I AKADEMISË PËRKUJTIMORE PËR HEROIN E KOMBIT XHAVIT HAZIRI

25 shtator 2023 | 16:11

Ismet Sylejmani

Sot më 25 Shtator 2023, në ora 12:00 në Institutin Albanalogjik, ishte caktuar dhe duhej të mbahej Akademia Përkujtimore, organizuar nga Shoqëria LËVIZJA, në nderim të Heroit të KOMBIT, të LËVIZJES e të UÇK-së Xhavit Haziri!

Anulimi i mbajtjes së Akademisë Përkujtimore për veprimtarin e madh kombëtar, për dy herë ish- të burgosurin politik, për ish – Sekretarin Politik të LPK-së, për ish – Kryesuesin dhe drejtuesin e delegacionit të LPK-së në Shtator të vitit 1991 në Shqipëri dhe takimin e delegacionit të LËVIZJES, për herë të parë me Presidentin Ramiz Alia në Tiranë, takim që u zhvillua për fillimin e ushtrimeve dhe përgaditjeve ushtarake për njësitet e armatosura të shqiptarëve të Kosovës dhe viseve shqiptare nën ish-Jugosllavi, për ish-Drejtuesin e Mbledhjës së Tretë të Përgjithshme historike të LPK-së në Ujmirin historik, dhe njërin prej bartësve kryesorë të akteve të para të krijimit të kontureve të çarta dhe më vonë të themelimit të UÇK-së, Heroin e Kombit Xhavit Haziri, është jo i drejtë!

Pse duhet të anulohej Akademia për Udhehqësin e madh Xhavit Haziri, kur edhe Xhavitin e ka burgosur dy herë dhe më në fund edhe e ka zhdukur i njëjti pushtues e të parët e këtyre krimineleve që e vrane Heroin e Kombit, Policin e Kosovës në detyrë Afrim Bunjakun?

Pra vrasësit janë të të njejtës Serbi, këta që e vranë Afrim Bunjakun, e kanë kanë zhdukur edhe Xhavit Hazirin!
Pikërisht pse është zhdukur nga i njejti pushtues Serbia, të cilët e vranë edhe Policin e Kosovës në detyrë, Heroin e Kosovës Afrim Bunjaku, tubimi jo vetëm që do të duhej të mbahej, por edhe do të ishte një kombinim nderimi edhe më i madh dhe, më nderues, me kombëtar e më shtetëror!
Shpartallimi i njësiteve të armatosura kriminale serbe nga njësitë speciale të policisë së Kosovës në Banjskë në Veri të Kosovës dhe, rënia heroike në krye të detyrës të Heroit të Kombit Afrim Bunjaku, do ta bënte edhe domethënës dhe historik, nderimin për Udhëheqësin e madh, të pavdekshmin, Heroin e Kosovës Xhavit Hazirin!

Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit, secili në kohën dhe hapsirën e Tij, e ka vendin dhe peshën e pa zëvendësuar, prandaj në çfarëdo rrethane, nderimi e respekti për Ta, nuk e cenon asnjë proçes kombëtar e asnjë vendim shtetëror!

Jo i drejtë anulimi i Akademisë Përkujtimore për Heroin e Kombit Xhavit Haziri!

Lavdi Heroit të Kombit Xhavit Haziri!
Lavdi Heroit të Kombit Afrim Bunjaku!

Prishtinë, 25 Shtator 2023

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të…