Jo, jo, jo me gurë mësimdhënësit!
Shkruan: Arieta Mjeku
Kalimi nga mësuesja te arsimtarët, sfidë e re e me plot të panjohura. Frika rritet kur gjithçka është e panjohur duke e mos e ditë sakt brendësinë e brishtë.
Filloj ora e konsultimeve me arsimtarë të SHFMU “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Filloj e panjohura të kërkoj të njohurën. Merreni me mend, kam menduar që kur takohemi për herë të parë me arsimtarë, nga mllefi duke dëgjuar të tjerët, të them të drejtën isha e përgatitur për sulme!!
Duke qenë një detajiste e fokusuar në edukim e arsimim, besoni se me çka po përballeshin arsimtarët, e dhimshme!!!
Kurrikula e ngarkuar ngërthente të panjohurën, por besoni se gjërat nuk janë ashtu siç flitet nga analfabetë funksional. Kishte arsimtarë që me çasjen e tyre të bënin të skuqeshe. Pa dashur të paragjykoj, nxënësit me zhurmën e tyre, me fjalë fyese kundrejt arsimtarëve ishte gjëja më e tmerrshme në historinë e arsimit.
Gjenerata jonë kishte, nëse asgjë, disiplina ishte kulmi i edukatës e i mbarëvajtjes së procesit të rregullt mësimor. Jo, jo, jo asgjë nuk ishte siç flitet për mësimdhënësit! Nuk e them që 100% janë perfekt, por 90% gjithsesi.
Pa dashur të përmend emra, mësimdhënësit e klasave të gjashta të shkollës së lartëcekur, më kujtuan kohën e ish regjimit të Jugosllavisë ku përkushtimi, vullneti, disiplina nuk munguan as edhe një moment të vetëm, as edhe njëherë.
Për nga natyra, që kam temperament dhe që kam mbrojtur dhe mbrojë të drejtat e mia çdoherë, po ashtu si njohëse e arsimit, me tërë qenien time e them se ishin për lakmi.
Ndërsa unë si prind e përkushtuar skajshmërisht, jam e mahnitur!
Gjithsesi Vota ime shkon për mësimdhënësit e SHFMU “Hasan Prishtina”- Prishtinë.
Thjesht, e mahnitur çfarë pashë!