Jo/kredibiliteti i Dhomave Speciale në Hagë për të vendosur drejtësi!
Shkruan: Hisen Berisha
Pas arrestimit të fundit në Spanjë, ekzistenca e Dhomave të Specializuara, në Hagë, nuk ka kuptim.
Ky është rasti i katër apo i pestë, që gjenden agjent të Rusisë e Serbisë në rekrutim të deshmitarëve të rremë.
Ftoj në veçanti të sensibilizohen shoqëria civile dhe demokratike në vend, pastaj të vihen në sensibilizimin e demokracive perendimorr, e në veçanti Komitetit për Politika të Jashtme në Kongresin Amerikan, për shkeljet që po i bëjnë Dhomat e Specializuara në Hagë.
Edhe pse bashkëpunimi i prokurorit Jack Smith, me kriminel e agjent rus është fatkeqësi për drejtësinë ndërkombëtare.
Ky prokuror sot heton pesidentin Trump! E si mund të vertetohet që ka lidhje me agjent rus?! Pra, po i bije që Rusia, nga Kosova tashmë doli në Amerikë!
Prandaj, mendoj se nga mekanizmat e inteligjences, duhet të hetohet prokurori Smith, per lidhjet me agjenturat ruse!?