Jo Kurtin por Luan Dalipin, Kryeziu tregon për të ftuarin në takim nga Ambasada amerikane
Nesër në Ambasadën amerikane do të mbahet një takim ku të ftuar janë përfaqësues të Qeverisë, partive politike, organizatave jo qeveritare e medieve. Ky kryetemë e këtij takimi është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Nga Qeveria pjesëmarrës nuk do të jetë kryeministri Albin Kurti por do të jetë Luan Dalipi, shef i Stafit të kryeministrit.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu. Ai ka thënë se ftesa ka ardhur për Dalipin, e jo për Kurtin.
“Në takime, diskutime e ngjarje të ndryshme në të cilat merr pjesë Kryeministri, zakonisht atyre ju paraprijnë edhe ftesa e dedikuar dhe e personalizuar për Kryeministrin. Një ftesë të tillë nuk ka pasur në këtë rast. Për takimin në fjalë, ftesë ka pranuar Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, i cili do të marrë pjesë nesër”, ka thënë Kryeziu.