Jo më pasaporta në aeroport, gati teknologjia e njohjes së fytyrës
29 prill 2019
| 11:48
Njerëzit që do të udhëtojnë nga Aeroporti “Heathrow” në Londër s’do të kenë më nevojë të përdorin pasaportat këtë verë.
Mësohet se aeroporti që regjistron 78 milionë pasagjerë vjetorë, po fut teknologjinë e njohjes së fytyrës që kushton 50 milionë paund.
Procesi do të fillojë me pasagjerët që paraqiten në kabina për të skanuar pasaportën e tyre. Fytyra e tyre pastaj do duhet të përputhet me pasaportën dhe detajet e udhëtimit.