JO MË SHUMË SE 30 VETA NDEROJNË HEROIN E KOSOVËS AHMET HAXHIU, NË VARREZAT E LUPÇIT TË POSHTËM, NË 30 VJETORIN E VARRIMIT TË TIJ

07 korrik 2024 | 12:25

Ismet Sylejmani

Nga 06.07.1994 deri me 06.07.2024, kanë kaluar tri dekada, prej kur është mbuluar me dheun e Atdheut në vendëlindjen e Tij në Lupç të Poshtëm, njëri prej veprimtarëve më të mëdhenj të luftës për liri e pavarësi të Kosovës, Heroi i Kosovës, Baca Ahmet Haxhiu!
Në 30 vjetorin e largimit të Tij përgjithmonë nga kjo botë, në nderim te vendprehja ku pushojnë eshtrat e Heroit të Kosovës, të pavdekshmit Ahmet Haxhiu, nuk kishte më shumë se 30 veta, që kishin ardhur me ftesë të Shoqërisë LEVIZJA!
Baca i Lëvizjes Popullore të Kosovës, me një veprimtari të bujshme atdhetare, të pashembullt, me 5 herë i arrestuar nga Serbia pushtuese dhe veglat e saj tradhetare në Kosovë!
Heroi i Kosovës Ahmet Haxhiu, është njëri prej personazheve të mëdha historike!
Shok e bashkëveprimtar me Simbolin e Rrezistencës Kombëtare Adem Demaçi dhe i qindra të tjerëve anë e kënd Kosovës dhe viseve!
Pjesmarrës në takimin historik me Presidentin e Shqipërisë Ramiz Alia, për fillimin e ushtrimeve ushtarake të shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri!
Heroi i Kosovës Ahmet Haxhiu, është Ai i cili ia ka derguar personalisht mitralozin që e mban në duar, dhe është i mbështjellur me gjerdanin e fishekëve krah e qafë, Komandanti Legjendar i UÇK-së Adem Jashari!
Në nderim të kësaj figure mitike, jo vetëm në përvjetorët e vdekjes, i cili ka bërë dhe ka dhënë shumë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, është e domosdoshme të bëhet nderimi më i madh kombëtar, politik e shtetëror!
Heroit të Kosovës Ahmet Haxhiut, duhet t’i shtrohet tepihu i kuq te varri!
Heroit të Kosovës Ahmet Haxhiut, t’i ekzekutohet himni kombëtar e shtetëror nga banda e tingujve funebër të Ushtrisë së Kosovës!
Heroit të Kosovës Ahmet Haxhiu, duhet t’i bëjë nderime Garda e Nderit e Kosovës!
Heroin e Kosovës Ahmet Haxhiu, duhet ta nderojë Presidenti i Kosovës, Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ministra e Deputetë, Kryetar i Komunës së fshatit të Tij, ku e ka varrin dhe Kryetar të komunave të tjera të Kosovës!
Heroit të Kosovës Ahmet Haxhiu, duhet t’i bëjnë nderime të gjitha shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së!
Është e dëmshme, nuk është e shëndetshme kombëtarisht dhe është mesazh jo i mirë për brezat e ardhshëm, që njerëz e figura të mëdha të Lëvizjes për liri e çlirim, sikur kjo e Heroit të Kosovës, Bacës Ahmet Haxhiu, të mos nderohen me nderime të mëdha kombëtare e shtetërore!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 6 Korrik 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Malisheva është gati për ta zhvilluar ndeshjen e parë në…