Jo vetëm Ancelotti dhe Ziande, por edhe Enrique në listën e Brazilit
22 dhjetor 2022
| 17:01
Jo vetëm Carlo Ancelotti dhe Zinedine Zidane, në listën e dëshirave të Federatës Braziliane, ka përfunduar edhe Luis Enrique.
Pesë herë kampionët e botës po kërkojnë një trajner të ri pas largimit të Tites dhe, sipas “O Globo”, Luis Enrique është një mes tre kandidatëve favoritë.
Enrique është i papunë, menjëherë pas zhgënjimit në Botëror, Federata Spanjolle vendosi të mos i rinovojë kontratën. Gjithnjë sipas medieve braziliane, filozofia e Luis Enriques përshtatet në mënyrë perfekte me stilin dhe lojën e Brazilit.