Jo vetëm me 51%, por as me 51 vite në pushtet qeveria e Kurtit nuk do të realizonte dot gjë të mirë për Kosovën

04 nëntor 2024 | 11:03

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka thënë se Bedri Hamza, është zë i fuqishëm dhe i besuar për të adresuar problemet që kanë prodhuar qeverisjet e Kurtit.

“Me një përvojë të pasur dhe reputacion për profesionalizëm dhe integritet, z. Hamza po i qaset sfidave të mëdha që shqetësojnë qytetarët, duke premtuar zgjidhje konkrete për çështje të rëndësishme si ekonomia, zhvillimi social dhe drejtësia. Qytetarët e dinë se vetëm alternativa e Partisë Demokratike të Kosovës mund të ofrojë stabilitet dhe përmirësime të prekshme për qytetarët, duke përmbushur ato që qeveria aktuale nuk ka arritur të realizojë. Madje me çfarë ka dëshmuar deri tani, ajo nuk do t’i realizonte dot jo vetëm me 51% fitore, por as me 51 vite në pushtet. Kosova nuk ka kohë për të humbur. Kosova mundet më mirë. Bashkë”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjitha lagjet të cilat furnizohen nga Liqeni i Badovcit,…