Joao Felix kërkon të qëndrojë te Barça
Anësori portugez, Joao Felix duket se do të qëndrojë në “Camp Nou”, teksa sipas raportimeve të mediave spanjolle, 24-vjeçari spanjoll do të qëndrojë edhe për të paktën një sezon te Barcelona, ku pritet të jetë sërish në huazim.
Vetë menaxheri i yllit portugez, Jorge Mendes është në krye të operacionit i cili, në këtë pikë, është duke u ecur shumë mirë. Mungojnë vetëm disa detaje përpara se të mbyllet përfundimisht, teksa në media është raportuar gjithashtu se “Los Colchoneros” e Atletico Madrid i propozoi “Katalanasve” që të blinte një përqindje të kartonit të “fantazistit” të sulmit, por nuk pati marrëveshje.
Joao Felix është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për spanjollët, teksa ka arritur të zbresë në fushë plot 44 herë, ku ka mundur të dërgojë plot 10 herë topin në rrjetë, si dhe të asistojë në 6 raste të tjera, shokët e tij të skuadrës.