Joao Felix, lojtar i ri i Chelseat

21 gusht 2024 | 14:43

Klubi anglez, Chelsea e ka zyrtarizuar transferimin e Joao Felix nga skuadra e La Ligës, Atletico Madrid. Chelsea ra dakord për një tarifë prej rreth 45.5 milionë euro për 24-vjeçarin me Atleticon dhe gjithashtu do të ketë një klauzolë shitjeje si pjesë e marrëveshjes. Felix ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare me Chelsean, ndërsa është vet faqja zyrtare e Bluve që ka konfirmuar transferimi.

“Chelsea është e kënaqur të njoftojë nënshkrimin e përhershëm të Joao Felix nga Atletico Madrid”, thuhet në njoftimin e Chelseat. Ndryshe, portugezi shënoi 4 gola në 20 ndeshje në qëndrimin e tij të mëparshëm në Chelsea dhe shpresoj se ai do të shtojë numrat pas këtij transferimi. Ndryshe, Chelsea dhe Atletico Madridi më herët kanë konfirmuar edhe marrëveshjen për mesfushorin Conor Gallagher, i cili ka kaluar te spanjollët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve, Faton…