Joao Felix në bisedime me Aston Villan

28 janar 2025 | 13:14

Skuadra e Aston Villas ka nisur bisedimet me Chelsean për të siguruar sulmuesin portugez Joao Felix. 25-vjeçari nuk është titullar te “blutë” e Londrës dhe është aktivizuar nga trajneri Maresca kryesisht në ndeshjet e Kupës në Angli apo në Ligën e Konferencës.

Me vetëm 12 paraqitje e 1 gol në Premier Ligë këtë sezon, lojtari po kërkon një sistemim të ri dhe menaxheri i tij Jorge Mendes është duke biseduar me drejtuesit e Aston Villa. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2030 me Chelsea dhe ka një kosto prej 30 milionë eurosh, por palët po punojnë për një huazim për 6 muaj, pa të drejtë blerje. Ditët e mbetura të merkatos pritet të sjellin të reja në lidhje me këtë transferim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milan Gjuriq ka dhënë dorëheqjen nga pozita e kryetarit të…