Joe Alwyn e cilëson lidhjen me Taylor Swiftin si ‘normale’
20 janar 2019
| 13:39
Joe Alwyn dhe Taylor Swifti kanë qenë shumë të suksesshëm për ta mbajtur romancën e tyre dyvjeçare larg vëmendjes së publikut dhe mediave. Aktori ka deklaruar se në lidhjen e tyre të dashurisë nuk ka asgjë të çuditshme pavarësisht se çfarë ka dëgjuar ai së fundmi.
Madje ai e ka cilësuar si lidhje dashurie krejt “normale”. “Unë nuk mendoj se dikush që e takon në rrugë mund të t’i tregojë të gjitha gjërat personale, pse duhet ta bëj unë këtë? Kjo më pas definohet si diçka ‘çuditërisht private’. Mendoj se lidhja jonë është normale”, ka thënë ai në një intervistë për “MR Porter”.