Joe Biden do ta vizitojë familjen e George Floydit

07 qershor 2020 | 23:50

Kandidati demokrat për president të ShBA-së, Joe Biden, të hënën ka thënë se do të vizitojë familjen e George Floyd, i cili ka vdekur para dy jave pas arrestimit që iu ishte bërë nga policët amerikanë.

Ai pritet të ngushëllojë familjen e Floydit.

Bideni më herët e pati kritikuar presidentin e ShBA-së, Donald Trump për qëndrimet e tij, ndaj protestave që janë bërë në disa shtete të Amerikës pas vdekjes së Floyd, shkruan “Reuters”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti amerikan George W. Bush dhe senatori Mitt Romney, nuk…