Joe Biden fitoi zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut

01 mars 2020 | 13:49

Ish-nënpresidenti Joe Biden, shënoi fitore të thellë të shtunën në zgjedhjet paraprake të demokratëve në Karolinën e Jugut, një hap thelbësor për të para zgjedhjeve të së martës së ardhshme në 14 shtete, që njihet si “Super e Marta”.

Pas disa paraqitjeve të zbehta të zotit Bidenit në zgjedhjet paraprake në tre shtete, analistët parashikuan se fushata e tij do të merrte fund nëse ai nuk fitonte në Karolinën e Jugut, ku siguroi mbështetjen e fortë nga afrikano-amerikanët, të cilët paraqesin një përqindje të madhe të votuesve në këtë shtet.

Biden jo vetëm që mundi senatorin e Vermontit, Bernie Sanders, i cili hyri në garën e Karolinës së Jugut si favorit në shkallë vendi, por ai e bëri këtë me lehtësi, duke u treguar votuesve se ai ende ka fuqinë që të sfidojë zotin Sanders.

Me 99 për qind të votave të numëruara, Biden doli i pari me 48.6 për qind, Bernie Sanders i dyti me 19.9 për qind dhe miliarderi Tom Steyer, i treti me 11. 3 për qind të votave.

Steyer, i cili kishte investuar shumë në Karolinën e Jugut, pezulloi fushatën pas publikimit të rezultateve./voa/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtari nga Valencia, Antonio Migel Lahoz, është përzgjedhur nga federata…