Joe Biden fiton 11 votat elektorale në Arizona

04 nëntor 2020 | 09:35

Demokrati Joe Biden ka fituar Arizonën dhe 11 votat e saj elektorale, duke marrë një ndër shtetet më të rëndësishme, të cilin Donald Trump e fitoi katër vjet më parë dhe i cili po ashtu mund të ndihmojë në përcaktimin e fituesit.

Fitorja nga Biden ishte një goditje e madhe për shanset e Trump për rizgjedhje. Arizona ka mbështetur një kandidat demokrat për president vetëm një herë në 72 vitet e fundit.

Fushata e Biden ishte përqendruar në Arizona, ku duhet përmendur ndryshimet demografike që ndodhën, banorë të rinj dhe rirreshtime larg republikanëve nga votuesit kryesorë të periferisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga jetesa me prindërit e tij në një apartament me…