Joe Biden i shkruan letër Vuçiqit, i kërkon ta njohë pavarësinë e Kosovës

07 shkurt 2021 | 11:02

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka kërkuar zyrtarisht presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që shteti që ai udhëheq ta arrijë një marrëveshje me Kosovën, që do të përfshinte njohjen e saj si shtet i pavarur

Biden, në një letër të publikuar nga mediat serbe, ku i ka shkruar Vuçiqit me rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë, ka theksuar mbështetjen e shtetit më të fuqishëm në botë për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Për herë të parë, një mesazh i llojit të tillë është dërguar nga SHBA-ja në mënyrë kaq eksplicite në një letër që parashikohet të jetë më protokollare, ku nënvizohet se zgjidhja e problemit me Kosovën, për Serbinë është veçse ta njohë atë si shtet të pavarur.

Mediat serbe shkruajnë se Vuçiq pritet që sot (e diel) të deklarohet për këtë letër.

Hoxhaj përshëndet letrën e Bidenit në të cilën i kërkon Vuçiqit ta njohë Kosovën

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, ka falënderuar…