Joe Biden infektohet me Covid

21 korrik 2022 | 16:45

Presidenti amerikan, Joe Biden është infektuar me koronavirus dhe ka simptoma të lehta, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Biden është i vaksinuar plotësisht kundër Covid-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, si dhe ka marrë dy doza përforcuese të vaksinës.

“Këtë mëngjes, presidenti Biden ka rezultuar pozitiv në Covid-19. Ai është i vaksinuar plotësisht, ka doza përforcuese dhe aktualisht ka simptoma të lehta. Ai ka nisur të trajtohet me ‘Paxlovid’. Sipas udhëzimeve të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ai do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij gjatë asaj kohe”, ka thënë sekretarja për media në Shtëpinë e Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Ai është thënë se do të marrë pjesë në takime përmes telefonit apo platformës “Zoom”.

Kjo është hera e parë që Biden, 79-vjeçar është infektuar me koronavirus.

Ai ka rezultuar negativ në këtë virus për herë të fundit ditën e martë.

“Paxlovid” është ilaç antiviral i kompanisë “Pfizer” për trajtim të Covid-19.

Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen Covid-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“I zhgënjyer dhe i mërzitur”, ishte shpjegimi që ish-ambasadori i…