Joe Biden, kandidati më i votuar në histori të garës presidenciale në SHBA

04 nëntor 2020 | 19:00

Joe Biden është bërë kandidati presidencial që ka marrë më së shumti vota në histori të zgjedhjeve amerikane, me shumë vota të panumëruara ende.

Ai ka kaluar shifrën e 70 milionë votave, duke tejkaluar edhe Barack Obaman, që më 2008 kishte marrë 69.5 milionë, e që ishte shifër rekorde. Totali tashmë është gati 4 milionë më shumë se që kishte marrë vota Hillary Clinton e Partisë Demokratike më 2016, kur kishte marrë më shumë vota popullore se Trumpi, por humbi në votën elektorale.

Kundërkandidati i Bidenit, presidenti Donald Trump, ka deri tash 67.3 milionë vota, duke u bërë kandidati i tretë me më së shumti vota në histori.

Bideni është duke udhëhequr edhe me votë elektorale 238:213, ndërsa i duhen edhe 32 vota për t’u bërë president.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, është penduar…