Joe Biden: Lutemi për shëndetin e Trumpit dhe familjes së tij

02 tetor 2020 | 15:20

Kandidati demokrat për president të ShBA-së, Joe Biden, ka reaguar pasi Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania, kanë dolë pozitivë me koronavirus.

Bideni i ka uruar Trumpit dhe Melanias shërim të shpejtë.

“Jill dhe unë i urojmë presidentit Trump dhe Zonjës së Parë, Melania Trump shërim të shpejtë. Ne do të vazhdojmë të lutemi për shëndetin dhe sigurinë e presidentit dhe familjes së tij”, ka shkruar Bideni në llogarinë e vet në “Twitter”.

Para pak ditësh, Trumpi dhe Bideni kanë zhvillua debatin zgjedhor, ku pati shumë përplasje e akuza ndërmjet tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, është zgjedhur lojtari më i…