Joe Biden: Misioni ushtarak amerikan në Irak përfundon deri në fund të këtij viti
Presidenti i SHBA-së Joseph Biden, ka paralajmëruar se misioni ushtarak amerikan në Irak do të përfundojë deri në fund të vitit 2021.
Ai tha se ky vendim pasqyron realitetin në terren më shumë sesa ndryshimet e mëdha në politikën e jashtme amerikane.
Presidenti amerikan nuk specifikoi nëse ai planifikon të zvogëlojë kontingjentin amerikan në Irak, i cili tani numëron rreth 2500 ushtarë, raporton AP.
Ky njoftim nga presidenti i SHBA-së pasoi vendimin për tërheqjen e forcave amerikane nga ai vend pas 20 vjet angazhimi ushtarak në Afganistan, që nga 11 shtatori i këtij viti.
Ndërhyrja ushtarake e SHBA-së në Irak dhe Afganistan kushtoi shumë para dhe e pengoi Amerikën t’i kushtonte më shumë vëmendje Kinës në rritje, të cilën administrata e Biden e vlerëson si sfida më e madhe e sigurisë afatgjatë, sipas AP.
Duke folur para gazetarëve gjatë një takimi në Zyrën Ovale me kryeministrin irakian Mustafa al-Qadimi, Biden tha se administrata e tij mbetet e përkushtuar për partneritet me Irakun.
Paraushtarakët e mbështetur nga Irani janë gjithnjë e më aktivë në vend, duke sulmuar periodikisht bazat ku janë vendosur trupat amerikane dhe duke kërkuar që të gjitha trupat amerikane të largohen menjëherë nga Iraku.