Joe Biden në samitin e G7-s në Munih
26 qershor 2022
| 09:14
Presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në Munih të Gjermanisë mbrëmë vonë. Ai do të marrë pjesë në samitin e G7-s i cili mbahet nga 26 deri më 28 qershor në Slos Elmau, Bavaria e Epërme.
Biden është pritur nga kryeministri i shtetit, Marcus Zeder. Më herët, gjatë ditës, në Bavari ka mbërritur mikpritësi i samitit, kancelari Olaf Scholz , i cili sot, e diel, do të ketë një takim privat me presidentin amerikan para fillimit zyrtar të samitit.
Bideni dhe aleatët synojnë të paraqesin një front të bashkuar në mbështetje të Ukrainës.