Joe Biden përkrahet zyrtarisht edhe nga Nancy Pelosi
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, i ka dhënë zyrtarisht përkrahje kandidatit të Partisë Demokratike për president të ardhshëm të ShBA-së dhe ish-nënpresidentit të këtij shteti, Joe Biden, për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Ajo theksoi se Biden-i mund ta ndihmojë vendin që të dalë nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi. “Në kohën kur po përballemi me koronavirusin, Joe ka qenë një zë i arsyes dhe i rikthimit, me një rrugë të qartë për të na nxjerrë nga kjo krizë”, tha Pelosi përmes një videoje.
Demokratja e Kalifornisë gjithashtu e përmendi përvojën e Biden-it për miratimin e Aktit për Kujdes të Përballueshëm dhe për zbatimin e Aktit Amerikan për Rimëkëmbje dhe Riinvesitme, shkruan “New York Post”.
Përkrahja e Pelosi-t për Biden-in erdhi pasi një gjë të tillë më parë e bënë edhe ish-presidenti Barack Obama, senatori Bernie Sanders dhe senatorja Elizabeth Warren