Joe Biden rezulton negativ në testin për Covid-19, thumbon Trump-in

02 tetor 2020 | 19:09

Kandidati për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur se ka rezultuar negativ në testin për Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një shkrimi në “Twitter”.

“Unë jam i lumtur të raportoj se Jill dhe unë kemi rezultuar negativ në testin për COVID-19. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja. Shpresoj që kjo të shërbeje si një kujtesë: mbani maskë, mani distancë dhe pastroni duart”.

Ai në këtë postim të tijin ka thumbuar presidentin e SHBA-ve, Donald Trump i cili kishte deklaruar muaj më parë se bartja e maskës nuk është e nevojshme.

Kujtojmë se Presidenti amerikan Donald Trump dhe gruaja e tij Melania, të dy kanë rezultuar pozitiv në testin e kryer për Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Shqipërisë në bashkëpunim me policinë e Kosovës kanë…