
Joe Biden së shpejti do ta shpallë kandidaturën për president të ShBA-së
CNN ka njoftuar se Joe Biden do ta shpallë kandidaturën për president javën që vjen.
Formati dhe data e zyrtarizimit të tij janë ende të paditura, por ekipi i Biden ka muaj që po përgatitë terrenin për kandidaturën e ish-zëvendës presidentit të ShBA-ve.
Edhe pse ai ka kohë që po e shtyn zyrtarizimin, njerëz që janë të afërt me anëtarin e partisë demokrate presin që ai t’i bashkohet garës javën tjetër.
“Gjithçka po shkon sipas planit”, thotë Greg Schultz, këshilltari kryesor i cili do ta udhëheq fushatën e Biden.
Në fillim të këtij të muaji, Biden kishte paralajmëruar që do ta bëjë të ditur vendimin për zyrtarizim shumë shpejt.
“Avokati im më ka thënë që unë duhet të jem i kujdesëshëm për atë çka them. Edhe nëse jam i sigurt që do të kandidoj atëherë duhet të isha personi i fundit që do e zyrtarizoja… Së pari t’u japim shansin të tjerëve dhe pastaj do jetë mundësia ime, dhe së fundi do të garojmë”, pati deklaruar Biden.
Për Biden kjo do të jetë hera e tretë që kandidon për president.
Ai ka garuar edhe në vitin 1988 dhe 2008.