
Joe Biden së shpejti viziton Kosovën
12 dhjetor 2017
| 20:09
Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, do vizitojë Kosovën.
Ndonëse nuk është përmendur ndonjë datë e caktuar, kjo vizitë sipas Koordinatorit për politika dhe marrëdhënie rajonale, Faton Bislimit, do të ndodhë në një afat të shkurtër kohor. Synim i vizitës së Bidenit, do jetë një takimi me zyrtarët e Komunës së Gjilanit.