
Joe Biden viziton Evropën gjatë korrikut
02 korrik 2023
| 23:22
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, do të udhëtojë për në Evropë brenda këtij muaji për takime në Britani të Madhe, Lituani dhe Finlandë, deklaruan nga Shtëpia e Bardhë të dielën.
Udhëtimi i Biden, i planifikuar për 9-13 korrik, do të fillojë në Londër për takimet me Mbretin Charles dhe kryeministrin Rishi Sunak “për të forcuar më tej marrëdhëniet e ngushta midis kombeve tona”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Ai do të jetë më pas në Vilnius për një samit të liderëve të NATO-s më 11-12 korrik, ku lufta e Rusisë me Ukrainën pritet të jetë në fokus.
Biden do të udhëtojë në Helsinki më 13 korrik për një takim me udhëheqësit nordikë, thanë nga Shtëpia e Bardhë, shkruan Reuters.