Joe Bideni pajtohet se Vladimir Putini është ‘vrasës’

17 mars 2021 | 14:52

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden ka rënë dakord se presidenti rus Vladimir Putin është një “vrasës”.

Ai në një intervistë për “ABC News” ka thënë se Putini do të “paguajë” për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në ShBA.

I pyetur në intervistë, nëse ai beson se Putini është një “vrasës”, presidenti Joe Biedn është përgjigjur me “Po”.

Një raport i publikuar  ka theksuar se Putini ka gjasë të autorizojë operacione të ndikimit që synojnë promovimin e presidentit të atëhershëm Donald Trump dhe diskreditimin e kandidaturës së Biden.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku ka bërë thirrje për t'i dhënë fund gjakderdhjes…