Joe dhe Jill Biden kanë fituar mbi 15 milionë dollarë që nga viti 2017
Ish-zëvendëspresidenti i ShBA-së, Joe Biden dhe gruaja e tij kanë fituar më shumë se 15 milionë dollarë, që kur ai është larguar nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 2017, është bërë me dije në të dhënat e taksave, të publikuara nga fushata e tij për nominimin e Partisë Demokratike, për garën presidenciale të vitit 2020.
Dokumentet e publikuara më 9 korrik tregojnë se, shumica e të ardhurave të Joe dhe Jill Biden, kanë ardhur nga angazhimet e fjalimeve dhe dy libra të shkruara nga ish-zëvendëspresidenti.
Bideni ka përfituar 8 milionë dollarë nga një marrëveshje e librave të tij. Nga turneu i vazhdueshëm publik ai ka fituar më shumë se 4 milionë dollarë, me mbi 50 paraqitje në të gjithë vendin.
Bideni gjithashtu ka fituar 540 mijë dollarë si profesor i Qendrës “Penn Biden” të Universitetit të Pensilvanisë. Gruaja e tij, Jill Biden, ka fituar të paktën 700 mijë dollarë në angazhimet e fjalimeve, tregojnë të dhënat.
Kandidatët për president të ShBA-së, tradicionalisht publikojnë të dhëna tatimore për vitet e fundit.
Ish-presidentët dhe zëvendëspresidentët shpesh marrin pagesa të mëdha për fjalimet e tyre në organizime të ndryshme pasi ata largohen nga Shtëpia e Bardhë.