Johannes Hahn flet pas takimit me Haradinajn
17 janar 2019
| 18:42
Komisionari i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, pas përfundimit të takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë, përmes një statusi në llogarinë e vet në “Twitter” ka treguar se për çfarë kanë diskutuar.
“Vizita e parë e vitit 2019 në rajon. Pata një diskutim të mirë dhe të hapur me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me ministrat. Duke shpresuar që të punojmë ngushtë për të gjitha çështjet e hapura këtë vit, kështu që Kosova të mund të avancojë në rrugën e saj drejt BE-së”, ka shkruar Johannes Hahn.
Takim mes Haradinajt dhe Hahnit ishte i mbyllur për media.
/Epoka e re/