Johannes Hahn sot në Prishtinë
Komisari evropian për dialog dhe zgjerim, Johannes Hahn, do të qëndrojë në Prishtinë për të biseduar me krerët shtetërorë.
Ai së pari pritet të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi me fillim nga 13:15.
Pas përfundimit të këtij takimi, Hahn do ta takohet me kryeparlamentarin, Kadri Veseli në ora 14:00.
Përmes njoftimit për media poashtu bëhet e ditur se takimi i Hahn me kryeministrin Ramush Haradinaj, nis në ora 14:50.
Në kalendarin zyrtar të BE-së është paraparë vetëm vizita në Kosovë, megjithatë mediat serbe dje kanë raportuar se para ardhjes në Prishtinë Hahn do të qëndrojë në Beograd.
Kërkesë për për takim me Hahn pati nga deputetët e Listës Serbe, të cilët qysh dje u ngujuan në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës deri në takimin me komisionerin evropian.