
John Cena ndahet nga e fejuara
17 prill 2018
| 11:43
John Cena dhe Nikki Bella po ndahen. Çifti ka konfirmuar lajmin për “Us Weekly”.
“Edhe pse ky vendim ishte i vështirë, ne vazhdojmë të kemi dashuri të madhe dhe respekt për njëri-tjetrin. Ne kërkojmë që ta respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe”, ka theksuar çifti përmes një deklarate.
Të dy u fejuan një vit më parë, pas gjashtë vjetësh në lidhje, që nga viti 2012.