John Cena në “Twitter” ndjek organizatën “Team Albanians”

10 prill 2020 | 13:47

Për mundësin e mirënjohur amerikan John Felix Anthony Cena Jr., prej kohësh është thënë se është me origjinë shqiptare.

Me një veprim të tij të bërë së fundmi, sportisti 42 vjeçar ka bërë që spekulimet për prejardhjen e tij të jenë edhe më të besueshme, shkruan Klan Kosova.

Kjo për shkak se në llogarinë e tij në “Twitter”, ai është duke e ndjekur faqen e organizatës për diasporë dhe turizëm “Team Albanians”.

Pas kësaj, reagimet kanë qenë të shumta. Vet administratori i faqes “Team Albanians” e ka mirëpritur John Cenën duke i thënë se shpreson që një ditë do ta vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i rrjeteve sociale, Valon Kerolli bën të ditur përmes…