John: Isha i pafat ndaj Arbërisë

23 shtator 2020 | 14:30

Sulmuesi i FC Prishtina, Oto John e ka konsideruar vetën të pafat në ndeshjen ndaj Arbërisë (1-1), pasi humbi disa raste shënimi.

Sulmuesi në fjalë e shënoi golin e barazimit, por ai është i bindur se e ka merituar të shënoi edhe gola të tjerë.

“Ishte ndeshje zhgënjyese, sepse ne i patëm mundësitë të fitonim ndeshjen, por ky është futbolli. Ende kemi shumë ndeshje për të zhvilluar dhe kemi pikë për të marrë dhe duhet të përqendrohemi për ndeshjet e radhës. Është e vërtet që përveç golit pata edhe tre tentime tjera drejt portës, por isha i pafat, shpresojë që në të ardhmen të jem edhe më efikas. Ndërsa po ashtu jam i lumtur që e nisa sezonin me gola dhe shpresoj të shënoj sa më shumë gola tjerë për të ndihmuar ekipin të arrijë qëllimet që i ka ekipi ynë”, ka thënë John për faqen zyrtare të Prishtinës.

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate, Mevludin Krasniqi, i ka…