John Kerry kërkon dorëheqjen e Donald Trumpit
23 janar 2019
| 17:32
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka bërë thirrje presidentit të ShBA-së, Donald Trump të japë dorëheqjen.
Kjo kërkesë e Kerryt ka ardhur gjatë paraqitjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Kerry i cili pretendon të kandidojë për garën presidenciale 2020, këtë deklaratë e ka bërë gjatë një paneli në të cilin atij i është shtruar pyetja: Cili është mesazhi i tij nëse do të ishte ulur pranë Donald Trump?
Madje, John Kerry pas deklaratave ka thënë se nuk beson që Donald Trump i merr seriozisht ndonjërën nga këto kërkesa.