John Kerry në Moskë, kjo është arsyeja

14 korrik 2021 | 12:58

Amerika dhe Rusia kanë rënë dakord që të ndërmarrin hapa të përbashkët në luftën ndaj përkeqësimit të klimës. Xhon Kerri, i dërguari special amerikan, ndodhet për një vizitë treditore në Moskë, që është parë edhe si një shenjë e uljes së tensioneve mes Kremlinit dhe Washintonit.

I dërguari special amerikan për Klimën, John Kerry, ndodhet për një vizitë tre ditore në Rusi për të dakordësuar hapat e përbashkët mbi ndalimin e përkeqësimit të klimës.

SH.B.A. dhe Rusia njoftuan këtë fillim javë se do të bashkëpunojnë ngushtë për klimën, megjithë marrëdhëniet e tensionuara mes Washingtonit dhe Kremlinit.

Kerry, ish-sekretari i shtetit nën presidentin Obama, u takua me  ministrin e Jashtëm Lavrov ndërsa tha se “do të ketë hapa të përbashkët”.

“Kemi kaluar vite, ti dhe unë, duke negociuar për luftëra, për armë kimike, për armë bërthamore, dhe do të thoja pa ndonjë rezervë kjo situatë është absolutisht aq kritike, sa duhet një iniciativë urgjente,” tha Kerry.

Ministri Lavrov tha ndërkaq se Rusia pret “bashkëpunim të ngushtë” me Amerikën për çështjet e klimës që përbëjnë shqetësim të madh edhe për Rusinë. Diplomati i lartë rus gjithashtu tha se vizita e Kerryt ishte një hap “shumë i rëndësishëm dhe pozitiv” për të lehtësuar tensionet midis dy vendeve.

Rusia është një nga prodhuesit kryesorë në botë të naftës dhe gazit, ndërsa vitet e fundit ka ndërmarrë angazhime që sugjerojnë se po i merr seriozisht ndryshimet klimatike.

Ndryshimet klimatike janë kthyer në një problem të rëndë për mbarë botën. Vetëm javën e kaluar kishte probleme të rënda me zjarret dhe temperaturat e larta në Kaliforni ku dhjetëra hektarë pyje u dogjën.

I njëjti problem është shfaqur këtë javë në Siberi, ku flakët kanë shfarosur 800 mijë hektar pyll. Ushtria ruse është mobilizuar teksa ka dërguar mjetet për të shuar flakët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Fifi ka treguar se në fillimet e saj është…