John Kerry takohet në Beograd me Vuçiqin
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe biznesmeni amerikan Tim Kolins janë takuar të enjten në Beograd, pa asnjë paralajmërim, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq.
Sipas një deklarate të lëshuar nga kabineti i presidentit Vuçiq temë e bisedimeve ishte ruajtja e paqes dhe e stabilitetit në rajon. Gjithashtu, është thënë se në këto takime është diskutuar edhe për investimet amerikane në Serbi.
Në deklaratë është bërë me dije se Serbia do të investojë edhe më shumë në zhvillimin e sektorit të teknologjisë së informacionit.
“Forcimi i sektorit të teknologjisë së informacionit do të rrisë zhvillimin e ekonomisë serbe dhe do të kontribuojë ndjeshëm në rritjen e prodhimit të brendshëm”, është thënë në deklaratën e presidencës serbe.