John konfirmon bisedimet me Prishtinën

06 janar 2020 | 12:23

Ish-sulmuesi më i mirë në Kosovë, Oto John ka konfirmuar bisedimet me skuadrën e Prishtinës.

Ish-sulmuesi i Trepçës ’89, ka thënë për “TopSporti” se kontaktet ekzistojnë me klubin kryeqytetas të Kosovës, por marrëveshje ende nuk ka.

“Është e vërtetë që jam në bisedime me klubin e Prishtinës për një transferim të mundshëm aty, mirëpo ende nuk ka asgjë konkrete”, ka deklaruar John.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja e pestë radhazi në kampionat për Lakersat, që e…