John: Po më mungon futbolli
26 mars 2020
| 16:48
Futbolli i Kosovës ka hyrë në javën e dytë të pezullimit, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, si shkak i përhapjes së koronavirusit.
Kjo ka bërë që futbollistët e skuadrave kosovare, tashmë të gjenden të izoluar brenda shtëpive të tyre. Për këtë gjë ka reaguar edhe sulmuesi i Prishtinës, Otto John.
“Dita e 15 pa futboll, më mungon kjo lojë. Qëndroni në shtëpi, qëndroni të sigurt”, ka shkruar John në llogarinë e vet në “Facebook”.