John Skovbo: FSK-ja është e gatshme të transformohet në ushtri (video)
John Skovbo, drejtor i East Bridge Academy, Drita Millaku nga Vetëvendosje dhe Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën, ishin të ftuar në emisionin “Ditë Mbas Dite” në “TV Rrokum”, ku diskutuan për përgatitjet dhe gjendjen reale te FSK-së, drejt transformimit në ushtri.
Millaku prej VV-së, ka thënë se ideja e transformimit të FSK-së në ushtri ka mbetë vetëm një dëshirë, sepse nuk ëshë bë asgjë konkretisht.
Ajo potencoi edhe mungesen e një buxheti të mjaftueshëm, që do t’ia mundesonte FSK-së t’i bëjë trajnimet dhe përgatitjet e duhura që të shndërrohet në ushtri.
Kurse, John Skovbo, drejtor i East Bridge Academy, ka theksuar se FSK-ja është e gatshme të transformohet në ushtri.
“Këtë e konstatoj prej takimeve dhe njohurive që i kam pasë nga afër”, theksoi ai.
Ndërsa, Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën, është shprehur se Kosova duhet me pas një forcë mobile që duhet të bashkëpunojë me shtetet anëtarët tjera të NATO-së. “Integrimin ne NATO, Kosova duhet me ba nëpërmjet elementit FSK”, ka thënë ai.
Për diskutimin e gjatë që u bë në emision, ju ftojmë ta ndiqni emisionin e plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=MSkNqQJ8_ZA