Oto John tregon pse e zgjodhi Prishtinën
Sulmuesi Oto John është prezantuar sot si lojtar i Prishtinës. Ish-sulmuesi i Skënderbeut, ka thënë se e zgjodhi klubin kryeqytetas të Kosovës për faktin se është një klub më famë të madhe.
“Në Prishtinë vendosa të vije sepse ka ekip të mirë dhe janë klub me famë. Kur më ftoi kryetari Remzi Ejupi e pash një mundësi të mirë për mua që të jap më të mirën për klubin”, ka thënë John, i cili e ka kujtuar edhe kohën kur ishte pjesë e Trepçës ’89. “Kam luajtur dy vite më parë këtu, edhe pse ka ndryshime, mund të them që e njoh ligën dhe futbollin këtu. E di si luhet dhe çfarë kërkohet. Shpresoj shumë që të jap ndihmën time të nevojshme për ekipin”, ka shtuar ai.
“Tifozëve, bashkëlojtarëve, të gjithëve në klub, iu premtoj se do të jap gjithçka nga vetja që t’iu shpaguaj besimin që kanë në mua. Pse jo, edhe pse është ndryshe, shpresoj që të kem paraqitje sikurse para dy vitesh me Trepçën ’89 kur kisha formë të lartë dhe pata ndihmuar atë skuadër të shpallej kampione. Besoj shumë të Prishtina dhe krejt çfarë duhet është të kem edhe pak fat. Titulli nuk është i pamundshëm me gjithë se diferencat ndërmjet skuadrave nuk janë të mëdha dhe lufta për titull është e ashpër, por unë besoj që mund të jem Oto edhe më i mirë se te Trepça ’89 dhe të ndihmoj skuadrës drejt qëllimit që ka”, ka deklaruar John për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas.