Johnny Deep dërgohet në spital gjatë xhirimeve në Mal të Zi
22 mars 2019
| 10:41
Aktori i njohur Johnny Deep aktualisht po qëndron në Mal të Zi, për xhirimet e filmit të tij të ri “Minimata”. Por, Deep pati një incident të vogël.
Sipas medieve të huaja, gjatë punës aktori ndjeu diçka të keqe në qafë dhe është dërguar në spital. Në një fotografi që është publikuar, Johnny shihet me qafore pranë një gruaje e cila me profesion është fiziatre, gjë që konfirmon se diçka nuk shkoi mirë.