Johnny Depp hedh miliona dollarë për tjetër gjyq me ish-gruan
01 shtator 2020
| 11:17
Aktorja Amber Heard do ta shohë veten sërish në gjyq me ish-bashkëshortin e saj Johnny Depp, edhe pse ylli i “Piratëve të Karaibeve” humbi gjyqin kundër gazetës “The Sun”.
Teksa aktorja e Hollywoodit fluturoi të dielën për pushime në Turqi përpara verdiktit që pritet të dalë këtë javë, në një përballje dramatike në gjyq me Johhny Depp, skuadra e saj ligjore po përgatitet për një tjetër “luftë” në gjykatë.
57-vjeçari Depp po përgatit paratë për të hedhur sërish në gjyq ish-gruan për prova të reja për dhunën familjare brenda shtëpisë së tyre. Ai është gati të shpenzojë miliona dollarë të tjerë për përballjen e radhës.