Johnson: Britania e Madhe nuk do t’i kthehet më kurrë Bashkimit Europian
Britania e Madhe nuk do t’i kthehet më kurrë Bashkimit Europian. Të pakëtn kështu ka deklaruar ish-kryeministri, i cili ishte figurë kyçe në fushatën e Brexit, Boris Johnson.
Ai përgëzoi marrëveshjen e re të Britanisë së Madhe për të marrë pjesë në programin shkencor të bllokut Horizon.
Por, Johnson hodhi poshtë pretendimet e kritikëve të Brexit se është “fillimi i fundit” për Brexit dhe Britania “do të kthehet duke u lutur në gjunjë.”
Në rubrikën e tij në Daily Mail , Johnson shprehet: “Epo, unë jam këtu për t’ju thënë… se kjo nuk do të ndodhë.”
Ai paralajmëroi se të bëhesh përsëri një anëtar i bllokut 27 anëtarësh do të nënkuptonte heqjen e paundit për euron.
Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të detyrohet të paguajë “edhe më shumë” në arkat e BE-së se më parë dhe të nënshkruajë për “qëllimin e një Evrope federale”.
Duke këmbëngulur se “asnjë qeveri britanike nuk do ta pranonte kurrë”, ai vazhdon: “Dhe ribashkimi në BE nuk është, përsëris JO, zgjidhja për çdo problem të rëndësishëm me të cilin përballet aktualisht Mbretëria e Bashkuar”.
Ish-kryeministri shprehet se ribashkimi nuk do ta bënte Mbretërinë e Bashkuar më konkurruese, nuk do të rriste produktivitetin, do të mbyllte hendekun e aftësive, do të rregullonte tregun e banesave ose do të zvogëlonte koston e infrastrukturës.
“Përkundrazi, do t’i përkeqësonte gjërat, duke na privuar nga liria rregullatore para se të kishim një shans për ta përdorur atë.”
Johnson bëri thirrje që konservatorët të jenë krenarë dhe jo të japin përshtypjen se janë të turpëruar nga vendimi i popullit britanik.
Komentet e Johnson vijnë pasi dje u konfirmua se Mbretëria e Bashkuar do të kthehet në skemën kërkimore Horizon.