Johnson do të shpenzojë rreth 100 milionë stërlina reklamë për Brexit-in

29 korrik 2019 | 15:59

Kryeministri britanik Boris Johnson do të nisë fushatën më të madhe të propagandës qeveritare që nga Lufta e Dytë Botërore, në një përpjekje për të grumbulluar rreth vetes britanikët lidhur me Brexit, bëri të ditur gazeta “Daily Telegraph”.

“Qeveria e re konservatore e Johnson do të shpenzojë rreth 100 milionë stërlina në reklama për tre muajt e ardhshëm si një pjesë e rëndësishme e fushatës”, sipas gazetës që citon burime të paidentifikuara qeveritare.

Ai deklaroi se kjo do të jetë “fushata më e madhe reklamuese që nga Lufta e Dytë Botërore për të përgatitur Britaninë e Madhe për një Brexit pa marrëveshje, me një fushatë të paparë marketingu me reklama në radio dhe televizion”.

Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon, e cila do të takojë Johnsonin së shpejti, ka shkruar në rrjetin social “Twitter” se financimi i fushatës është “një humbje e turpshme e parave”.
Johnson ka premtuar të tërheqë Britaninë nga BE-ja deri në datën e mbylljes së 31 tetorit, me ose pa marrëveshje./javanews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mohuar  se…