Johnson: Jam në gjendje të mirë

06 prill 2020 | 15:14

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se mbrëmë më këshillën e mjekut të tij ka shkuar në spital për disa teste të rregullta për shkak se ende po përjeton simptoma të koronavirusit.

Ai ka thënë se është në gjendje të mirë shpirtërore dhe se po mbanë kontakte me ekipin e tij.

“Po punojmë së bashku për ta luftuar këtë virus dhe për t’i mbajtur të gjithë të sigurt. Dua ta falenderoj të gjithë stafin e shkëlqyeshëm të NHS-së që po kujdesen për mua dhe të tjerët në këtë kohë të vështire. Ju jeni më të mirët e vendit”, ka deklaruar ai.

“Qëndroni të sigurt dhe ju lutem mos harroni të qëndroni në shtëpi për të shpëtuar jetë”, ka shtuar kryeministri britanik.

Johnson i cili ka qenë duke qëndruar në vetizolim në Downing Street pasi është diagnostifikuar pozitiv me Covid-19 gjatë muajit të kaluar, është dërguar në spital të dielën mbrëma për shkak se ka pasur temperaturë dhe mjekët e tij kanë konsideruar se nevojiteshin analiza shtesë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arbën Vitia, ka ngushëlluar familjet…