Johnson, MVP i javës së 26-të
02 mars 2020
| 12:45
Xhiroja e 26-të e Superligës së Kosovës në basketboll ka dhuruar ndeshje shumë interesante.
Derbi i kësaj jave u zhvillua në Therandë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës, që përfundoi 77:84 për pejanët. Më i merituari për këtë fitore padyshim ishte Nigel Johnson me 35 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime. Kjo bëri që Johnson të jetë basketbollisti më i mirë i javës së 26-të.
Ndërkohë, top-shënuesit më të mirë të kësaj jave janë: Nigel Johnson i Pejës me 35 pikë, Valon Bunjaku i Golden Eagle Yllit me 29 pikë, DJ Hanes i Trepçës me 23, Anthony Goods i Sigal Prishtinës me 22 dhe Terik Bridgeman i Bashkimit me 22.