Johnson njofton planin e kthimit në normalitet

11 maj 2020 | 09:07

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka njoftuar se nga dita e nesërme do të nisë lehtësimi i masave dhe qytetarët do të rifitojnë disa nga liritë e tyre.

Britanikët do të jenë të lirë që të lëvizin nëpër qytet me makina dhe gjithashtu nga e mërkura do t’u lejohet që të bëjnë ushtrime në parqe, por vetëm me familjarët e tyre. Ndërsa atyre që nuk e kanë të mundur punën nga shtëpia, do u lejohet që të shkojnë sërish në punë.

Johnson mbajti një konferencë për shtyp pasditen e së dielës, ku bëri thirrje që të respektohet distancimi social, pasi vetëm kështu, sipas tij, mund të vijohet me lehtësimin e mëtejshëm të masave.

Në lidhje me shkollat, nga 1 qershori mund të kthehen nëpër banka vetëm nxënësit e ciklit të ulët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi e ka sjellë botën në një gjendje të ndaluar,…