Kryeministri britanik Boris Johnson, tha të premten se do të ishtë më mirë nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk përfshihet në zgjedhjet e Britanisë gjatë vizitës në Londër për Samitin e NATO-s javën tjetër.
Trump kishte thënë në tetor se lideri i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, do të ishte zgjidhje e keqe për Britaninë dhe se Johnson duhet të bëjë një marrëveshje parazgjedhore me liderin e Partisë së Brexit-it Nigel Farage”.
Të premten, një zyrtar i administratës së presidentit Trump tha se presidenti nuk është i interesuar të ndërhyjë në zgjedhjet e ndonjë shteti tjetër.
Por, konservatorët e Johnsonit janë të shqetësuar nëse vizita e Trumpit në Londër do të ketë ndikim në fushatë, derisa sondazhet tregojnë rritje të popullaritetit, raporton Reuters.
Ndryshe, Johnson kishte thënë se nëse fiton edhe një mandat do të përfundojë marrëveshjen e Brexit-it më 31 janar – katër vjet pas krizës së madhe politike nga referendumi i vitit 2016 në të cilin populli britanik votuan për dalje nga Bashkimi Evropian.