Johnson: Situata do të përkeqësohet përpara se të përmirësohet

31 mars 2020 | 15:52

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka zhvilluar një mbledhje me kabinetin e tij përmes një video konference.

Sipas zëdhënësit të Dowing Street, Johnson i ka thënë kabinetit të tij se situata do të përkeqësohet para se të përmirësohet, por do të përmirësohet.

“Kryeministri tha se rritja e numrit të vdekjeve në ditët e fundit tregoi rëndësinë jetike që njerëzit duhet tu japin udhëzimit spër distancimin social, i cili është vendosur nga qeveria, bazuar në këshillat shkencore dhe mjekësore”, ka deklaruar zëdhënësi.

Deri më tani në Britaninë e Madhe janë shënuar 1,408 viktima dhe 22,465 të infektuar nga Covid-19.

Covid-19 ka prekur dhe zyrtarët në vend, konkretiksht kryeministrin Johnson dhe ministrin e shëndetësisë Hancock.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, ka uruar  ministres…